Lazio po punon që të përshpejtojë kalimin e Vedat Muriqit në Itali. Sulmuesi do që të largohet nga skuadra e Fenerbahçes dhe klubet kanë arritur marrëveshjen.
18 milionë euro pritet t’i kushtojë ky operacion skuadrës së Lazios.
Të lidhura
None found
Drejtori sportiv Igli Tare do të paguajë 16 milionë euro + 2 të tjera me bonuse. Sulmuesi shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje të gjatë prej 5 vitesh.
Tare po mundohet që të përshpejtojë kalimin te skuadra e tij, pasi ka frikë e një përsëritjeje të rastit të David Silves,
Muriqi do të përfitojë 2 milion euro në sezon. Shifër kjo e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar i cili bën hapin e madh në karrierë.
Trajneri Inzaghi e do futbollistin shtatlartë, pasi i mungon një person me karakteristikat e tij në skuadër.
