Spiropali i përgjigjet Metës: BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës

Elisa Spiropali, ka reaguar pas thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta, pak orë para mbajtjes së manifestimit mbarëkombëtar pasditen e këtij 2 marsi.

Në një postim në Tëitter, Spiropali i përgjigjet asaj që presidenti e quan “beslidhja e re me pranverën kuqezi”, duke thënë se “BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.”

POSTIMI I PLOTË

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane.


Shtuar 2.03.2020 09:29