SPAK zgjedh sot drejtuesin e BKH-së, kush është kandidatja favorite

SPAK do të mblidhet ditën e sotme në orën 14:00 për të zgjedhur drejtuesin e BKH. Janë katër kandidatë, nga të cilët vetëm një emër do t’i kaloj KLP-së.

KLP aktualisht ka vetëm nëntë anëtarë, dhe duhet shumicë e thjesht votimi, vetëm pesë vota pro. Nëse nuk bëhen 5 vota, procesi nis nga e para në SPAK, dhe paraqitet kandidati i radhës.

Favorite për postin e drejtuesit të BKH është zëvendësdrejtuesja aktuale e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, ndaj së cilës ka pasur një denoncim të fortë tre ditë më parë dhe nga ana e Partisë Demokratike.

Sipas PD, në një deklaratë të bërë të premten Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastëisht në Kukës vitin e kaluar.


Shtuar 27.07.2020 08:38