Sot dita e dytë e Kongresit Zgjedhor të PS, edhe fjala e Ramës pjesë e axhendës

Në orën 10.00 pritet të nisë punimet Kongresi i PS, në ditën e dytë, që është edhe dita qendrore.

Disa nga ministrat më kryesorë të qeverisë të parashtrojnë sfidat dhe sukseset sipas tyre të dikastereve që mbulojnë.

Po ashtu sot do të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama. Dita e sotme e Kongresit do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla. Një fjalë përshëndetëse do të ketë edhe nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Agjenda e plotë:

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë

Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant BALLA
Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
Integrimi Europian dhe Rajonal
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA
12.00 – Seanca e Dytë

Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” , Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ
Prezantimi i ndryshimeve dhe përmirësimeve në Statutin e Partisë, Alket HYSENI
Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
DISKUTIME
15.00 – Seanca e Tretë

Organizimi I procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë.


Shtuar 29.02.2020 09:04