Si u eliminua “La Catrina”, shefja 21 vjeçare e kartelit të drogës në Meksikë (VIDEO)

Këto janë momentet e fundit të 21 vjeçares që qëndronte në krye të kartelit të drogës në Meksikë.

La catrina u eliminua gjatë një përplasjeje me armë, me policinë. Në video konfirmohet se femra që vritet është María Guadalupe López Esquivel, e njohur si “La Catrina”. Karteli i saj i drogës bëri një masakër të vërtetë ndaj policisë në tetor, ku 13 efektivë ngelën të vrarë.

21-vjeçarja kishte sulmuar ushtrinë, policinë dhe gardën në qytetin e saj, La Bocanda.

Përveç eliminimit të saj, u arrestuan dhe 6 burra të armatosur.

Ngjarja ndodhi ditën e premte, por policia nuk bëri me dije identitetin e vajzës së vrarë, por të dielën u shëprndanë pamjet në rrjet dhe u kuptua që ajo ishte Catrina.


Shtuar 14.01.2020 09:03