Si rrallëherë, Greg Rama publikon postimin e të atit (FOTO LAJM)

Kryeministri ka publikuar vetëm pak minuta më parë një postim në rrjetin social, Facebook ku ka treguar se do të merret masë drastike për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve, dhe klubeve në Tiranë dhe Durrës.

Greg Ramen, të birin e kryeministrit e kemi parë gjithmonë të distancuar nga politika dhe vendimet e të atit për vendin.

Por mesa duket këtë herë Gregu nuk ka vendosur të rrijë i distancuar dhe ka shpërndarë publikimin e Edi Ramës.

Postimi i plotë

NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE! /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 14:12