Shkencëtarët amerikanë japin shpresë, pretendohet se u gjet kura ndaj COVID 19

Një shkencëtar nga Kalifornia beson se ka gjetur një kurë antitrupash për të kuruar koronavirusin.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se kemi zbuluar disa antitrupa shumë të fuqishëm që mund të jenë efektivë kundër virusit,” tha Dr. Jacob Glanville, Drejtori i Përgjithshëm i ‘Distributed Bio’.

Shkencëtari ka deklaruar për mediat se ekipi i tij përdori pesë antitrupa që neutralizuan SARS-in në 2002, dhe i adaptoi ata për të luftuar COVID-19.

Koronavirus besohet të jetë më i butë se “kushëriri” i tij, SARS, dhe kërkon më shumë kohë që simptomat të shfaqen. Por, për shkak se ata janë virusë të së njëjtës familje, Dr Glanville thotë se antitrupat që luftojnë kundër një virusi ka të ngjarë të funksionojnë përsëri tek tjetri.

Në SHBA., ka më shumë se 181,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 3600 vdekje.


Shtuar 1.04.2020 08:37