Shënohet viktima e dytë në Greqi për shkak të koronavirusit

Ka humbur jetën personi i dytë në Greqi për shkak të koronavirusit.

Sipas informacioneve personi që ka humbur jetën ishte 90 vjeç dhe ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.

Mediat greke thonë se burri erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërm të burrit gjithashtu me koronavirus ndodhen të shtuar në të njëjtin spital.

Deri më tani janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus në Greqi.

Kujtojme se prej ores 10:00 te paradites se sotme Shqiperia mbyll kufijte me Greqine, per transportin ajror, detar dhe ate tokesor me autobus.


Shtuar 14.03.2020 09:02