Rritet bilanci, shkon në 2128 numri i viktimave nga koronavirusi

Koronavirusi vazhdon të vrasë ccdo ditë jetë njerzish në Kinë e jo vetëm. Sot sipas mediave të huaja është mësuar se numri i viktimave në rang global ka arritur në 2128, ndërsa të prekur nga virus vdekjeprurës janë mbi 47 mijë njerëz.

Numri vdekjeve në rang global tani është 2,128, pas 108 vdekjeve shtesë që u raportuan në provincën Hubei që nga mëngjesi i së enjtes.

Ndërkohë edhe në anijen “Diamond Princess” të bllokuar në Japoni, ku u tha se po largohen të gjithë pasagjerët, janë Konfirmuar dy vdekjet e para. Këto janë edhe dy vdekjet e para pas qindra rasteve të konfirmuar me koronavirus në anije, e cila ka filluar të zbarkojë pasagjerët pas 14 ditëve në qëndrim në karantinë.

Autoritetet kineze këtë javë u kthyen përsëri në raportimin e vetëm rasteve të konfirmuara nga laboratori nga Hubei, pasi javën e kaluar lejuan që diagnozat klinike nga mjekët, bazuar në simptoma ose teste më të menjëhershme që llogariten drejt shumave të provincës.

Më shumë se 10,330 pacientë janë larguar nga spitalet në të gjithë Hubei deri më tani, ndërsa 43,000 të tjerë kanë mbetur ende në spital, 2,050 prej të cilëve janë në një gjendje kritike, kanë thënë autoritetet.


Shtuar 20.02.2020 09:29