Rezulton pozitiv ndaj koronavirusit burri i kuzhinieres së kopshtit në Vlorë

Një tjetër rast me koronavirus i shtohet Vlorës, ku bëhet fjalë për bashkëshortin e kuzhinieres së kopshtit Nr 9 në Vlorë.

Mësohet se prej më shumë se një jave ai ka rezultuar pozitiv ndaj Covid.

Ndërsa gruaja (kuzhinierja) shkonte rregullisht në punë. Një ditë më parë vetë kuzhinierja ka treguar që burri është pozitiv. Janë marr tamponët për gruan dhe pjesën tjetër të stafit. Ndërsa është mbyllur edhe kopshti.

Pritet konfirmimi nga ministria në lidhje me rastin në fjalë.


Shtuar 19.06.2020 08:19