Shpërndanin “të bardhë”, kapen babë e bir në Durrës

Dy persona janë vënë në në pranga në Durrës. Sipas policisë, babë e bir u arrestuan pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Shtuar 19.06.2020 08:20