Reforma Zgjedhore: Gjiknuri sqaron dakordësinë me opozitën

Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka folur pas 3 orësh takime të Këshillit Politik:

Kemi pasur një dakordësi për datat e mbajtjes së zgjedhjeve, që të mos jenë më në muajt e verës për të mos dëmtuar sezonin turistik. Ramë dakord dhe për parimin e gjinisë gjionore, që 1 në 3 të jenë femra, po ende nuk kemi rënë dakord pëe sanskionet.

Ramë dakord që të kemi financim miks, nga qeveria, dhe nga ato private, për ta ulur atë në një nivel më të pranueshëm, do të shtohet financimi publik. Përgjigjësisht kapitulli i financimit të partive politike ka më shumë dakordësi, kemi vendosur që mbledhja e ardhshme të jetë të enjten, për tëdiskutuar pikat e tjera që na kanë mbetur pezull. Ka pasur një progres.


Shtuar 26.05.2020 12:25