Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se pas muajsh të tërë që ka qarkulluar pa maskë, përfshirë këtu edhe në Kuvend ditën e djeshme, është kujtuar të bëjë apel sot për vendosjen e maskës.
Ai ka postuar nje foto teksa ka vene edhe nje maske ne fytyre dhe rikujton mbajtjen e maskes, si mase detyruese ne kushtet e rritjes se rasteve te reja me koronavirus ne vend.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë”- shkruan Rama.
Duket se përgjegjësia kur vjen nga zyrtarët vjen vetëm për qyterarët, ndërsa për vete i përjashton pushteti që kanë. /albeu.com/