Rama humb “toruan”: Janë munduar të kapen pas hallateve të mia, dreqi e mori…!

Kryeministri Edi Rama e ka tepruar si gjithnjë me gjuhën mbrëmjen e sotme në RTSH, teksa është shprehur: “kundërshtarët janë munduar të kapen edhe pas hallateve të mia”.

Kreu i qeverisë se përgjatë vitit 2020 nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kreu i qeverisë u shpreh se një gjë e tillë do të ndodhë, vetëm nëse vendos Partia Socialiste.

Pjesë nga intervista

A do ketë rritje rrogash dhe pensionesh këtë vit?
Me siguri më 2021, ndërsa duke qenë të imponuar nga agjenda e rindërtimit mendoj që do të ishte e nituar që kjo bgjë do të ndodhë më 2020.

A do ketë zgjedhje të parakohshmme këtë vit?
Sot për sot nuk e shoh. Zgjedhje mmund të ketë vetëm nëse PS vendos të shkojë në zgjedhje, sepse rrugë tjetër dhe mënyrë tjetër nuk ka. Dhe sot për sot ne nuk kemi…

A do shprehet Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Metës?
Normalisht, do të ndodhë, sepse cështja është në komision.

I keni dërguar mesazh urimi për vitin që kaloi Presidentit?
Nuk jam i sigurt për këtë, sepse këtë herë nuk jam marrë vetë me kartolinat. Me siguri do ta ketë bërë zyra ime, që është gjithmonë korrekte.

Do ta ketë bërë dhe me Bashën, Berishën, e të tjerë politikanë që kërkojnë largimin tuaj?
Nuk kam cuar unë kartolina për politikë. Jo gjithmonë këto që përmendët kanë marrë kartolina nga unë.

Kohët e fundit keni ndryshuar pamje, citoni dhe librat e shenjtë…
Librat e shenjtë kanë qenë një nga pikat e referimit për ne. Sa i përket mjekrës, nuk kam dhënë asnjëherë sqarime për pamjen e jashtme.
Janë munnduar të kapen edhe pas hallateve të mia, kundërshtarët e mi politikë, por më në fund dreqi e mori, pas 30 vitesh, duhet ta mbyllin këtë histori si vishet, si nuk vishet. Jo me poture, jo me opinga. Tani kam bërë dhe opinga tradicionale. /albeu.com/


Shtuar 4.01.2020 22:14