Barcelona siguron vetëm 1 pikë ndaj skuadrës së vendit të fundit (VIDEO)

Një ndeshje që do ta mbajnë në mend për një kohë të gjatë lojtarët e Barcelonës është zhvilluar sonte kundër Espanyolit.

Ishte skuadra vendase që kaluan në epërsi të parët pas golit të shënuar nga Lopez mirëpo në pjesën e dytë Suarez arriti të barazoj e Vidal ta dërgoj Barçën në epërsi.

Dhe kur u mendua se Barcelona u rikthye fuqishëm dhe do të arrijë t’i marrë tri pikë në këtë ndeshje de Jong në minutën e 75’ u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu Barcelona me një lojtar më pak pësoi edhe një herë në minutën e 88’ me golin e shënuar nga Wu Lei, dhe kështu Barça në këtë ndeshje arriti të marrë vetëm një pikë


Shtuar 4.01.2020 22:07