Rama “del huq” me reagimin për ndalimin e komisionerëve: Nuk e ka idenë ku janë bërë arrestimet

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi pak më parë lidhur me ndalimin e urdhëruar nga SPAK të disa komisionerëve në lidhje me hetimin e dosjes 339, për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.

Por mesa duket, vetë ai nuk është fort në dijeni se ku janë bërë arrestimet. Konkretisht, arrestimet janë bërë në Shqipërinë e Mesme, ndërsa sipas Ramës arrestimet janë bërë në Dibër.

Në fakt dosja e Shijakut dhe Durrësit ka numrin 339, ndërsa ajo e Dibrës ka numrin 184.

‘Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!’, shkruan Rama në Twitter.


Shtuar 28.07.2020 11:29