Ralf Gjoni mbush xhepat “plot” me lëpirëse, ja shpërndan ministrave të Ramës

As këtë herë nuk munguan debatet në Parlament. Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni i ka quajtur deputetët socialistë, lëpirësa dhe për të vijuar ironinë kishte ”mbushur xhepat”me lëpirëse.

Teksa mbante fjalën, ai i nxori lëpirëset nga xhepi i xhaketës dhe i vuri ato mbi foltore dhe ju drejtua mazhorancës me fjalët se janë lëpirësa dhe se meritojnë vetëm një ‘lollipop’ në Parlament.

“Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij.

Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi”.

Nuk mungoi përgjigjja e Ruçit, e cila fillimisht i ndërpreu fjalën me pretendimin për etikën, ndërsa më pas i tha: “Në dash mbaj në xhep në dash mbaj në gojë është e drejta jote. Aj që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Në dash fute në gojë në dash në xhep. Koha e debatit është për arsye tjetër. Nëqoftëse ke diçka gjë për komisionin zgjedhor të zgjedhjes atëherë flisni.”


Shtuar 21.05.2020 10:44