Qytetari tregon tmerrin në Bulqizë: Me ndiqte Benz-i me xhama të zinj, nxorrën kallashin

Ish kryeministri Sali Berisha dtën e sotme ka denoncuar rastin e një qytetari i cili tregon tmerrin që ka përjetuar në mes të qytetit të Bulqizës.

Ai tregon se nga një makinë Benz me xhama të zinj disa të rinj kanë nxjerrë kallashin.

Qytetari thotë se beson që të rinjtë ishin në gjendje të dehur që bënin ato veprime.

Denoncimi i Berishës>

Bulqiza ne duart e gangstereve dhe krimineleve te partise se droges!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Dr.Sali Berisha.
Zgjodha t’ju shkruaj juve pasi nuk dim ku te drejtohemi tjeter.
Ne Bulqize jan shtuar shum kto ganksterat.

Teksa po shkoja ne shpi rruges me afrohet nje Benz i Zi dhe u ndalua pran meje. Me muzik ne fund dhe une vazhdova rrugen teksa une hecja ato hecnin ktheva koken dhe i njoh si fytyra edhe shoferin edhe ate tjetrin qe ishte ne vend te pare, Nuk pash nese kishte te tjer pas se ishte mjeti me gjama te zinj mbrapa.

Teksa vazhdoja rrugen mjeti filloj te me ndicte dhe personi qe ishte ne vendin e pare nxorri kallashin ne dritare dhe duke shar e bertitur por nuk qelloi makina nderkoh ishte ne ecje.Me sa dukej ishin ne gjendje te dehur dhe jan rreth moshes 18-19 Vjec.

Ky eshte shteti kjo eshte policia e Bulqizes. Te kesh frik te hecesh rrugve se nuk i dihet me cfar perballesh.


Shtuar 13.01.2020 11:18