Pse “skenari” i Bashës nuk ndryshon nga ERTV, gjyshe Vera nuk është pensioniste e rastësishme (VIDEO)

Vetëm pak kohë më parë Basha u frymëzua “dukshëm” nga Rama dhe Veliaj dhe tentoi të sillte një skenar ku nxirrte para turmës gjyshe Verën, të cilën sipas tij e kishte ndihmuar me pazarin.

Skenar, i cili për shumë arsye nuk i funksionoi.

Por duket se kjo nuk e ka ndalur kreun e opozitës.

Ai ka publikuar një tjetër video me gjyshe Verën ku shkëmben një bisedë me të në lidhje faktin se ajo mban me pensionin e saj familjen.

“Potëdëgjoj” është nisma më e re e Bashës dhe mesa duket edhe videoja të tjera do të vijnë.

Gjyshe Vera vërtet mund të ketë pensionin 182 mijë lekë, por nuk është një pensioniste e rastësishme.

Kjo pasi gjyshe Vera është shumë aktive në kampin blu ku shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, madje ka mbajtur fjalime edhe në çadër.

Prandaj i gjithë ky skenar nga Basha nuk është gjë tjetër veçse një farsë e radhës.

Dhe mesa duket nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ER-TV.

Të gjithë njëlloj! /albeu.com/


Shtuar 8.02.2020 13:10