Kurti e vendos zyrtarisht, çfarë do të ndodhë me taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka deklaruar se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit.

Permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.


Shtuar 8.02.2020 13:14