Presidenti i skuadrës së Serie A: Firmos zbritjen në Serie B dhe nuk e kthej skuadrën në fushë (FOTO LAJM)

Presidenti i Brescias Massimo Cellino është njëri prej atyre që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër rifillimit të kampionatit, madje edhe duke sfiduar Ligën e Federatën se nuk do të nxjerrë ekipin në fushë, nëse vendoset për të rinisur.

Në një deklaratë për mediat italiane, Cellino hodhi poshtë faktin se kundërshton për shkak se Brescia renditet në vendin e fundit dhe theksoi se është gati të firmosë zbritjen në Serinë B, nëse duhet të shpëtojë futbollin.

“Nuk më bëhet vonë aspak për rënien në Serinë B. nëse duhet që Brescia të bjerë për të shpëtuar futbollin, e bëj direkt nesër në mëngjes. Nuk lejoj të bëjnë hamendësime të ndryshme. Duhet të kuptoni që është një situatë shumë e vështirë, Unë për veten time kam frikë të dal edhe në kopshtin e shtëpisë, ndaj nuk mund të nxjerr lojtarët të udhëtojnë nëpër Itali. Për më tepër, pa tifozë futbolli nuk ka pikën e vlerës”, deklaroi cellino.


Shtuar 15.04.2020 18:43