Preket nga koronavirusi një polic, rrezikon të ketë infektuar të tjerë

Një punonjës i policisë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Burime për ABC Neës nga policia thonë se u është marrë tamponi edhe 5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin. Tashmë priten përgjigjet.

Punonjësi i Policisë së Tiranës i cili rezultoi i prekur me COVID-19, ndodhet në karantinë prej një jave.

Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se disa efektivë policie në komisariatin e Vorës janë karantinuar në shtëpi, pasi kanë pasur simptoma të virusit.


Shtuar 9.04.2020 06:55