Plani i ri i UEFA për të përfunduar Ligën e Kampioneve dhe të Evropës

UEFA ka bërë një plan për dy garat elitare të Evropës Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Siç njoftojnë mediet në Angli, UEFA ka caktuar planin për finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

Fillimisht duhet ditur se futbolli pritet të kthehet në fund të muajit tjetër, të paktën kështu janë njoftimet, dhe mund të luhet më 29 gusht, ndërsa e Ligës së Evropës me 26, në të njëjtin muaj.

Plani është që ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve të luhen në mesin e korrikut, e ndjekur çerekfinalja dhe gjysmëfinalja, që do të luhen në mesin e muajit gusht.

Përndryshe, nëse nuk do të kishte COVID-19, finalja e Ligës së Kampionëve do të luhej më 30 maj në Stamboll, ndërsa ajo e Ligës së Evropës më 27 maj në Gdansk.


Shtuar 17.04.2020 07:04