Plagosje me thikë dhe shpërndarje ”malli’, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 17 vjeçar i cili ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë pasi iu sekuestruar lëndë narkotike, dhe një shumë parash dhe si dhe është arrestuar një tjetër shtetas për mbajtje të armëve të ftohta.

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.05.2020 13:30