Plagosen dy binjakë në Tiranë, si plasi sherri me dy të tjerë

Sherr me sende të forta mes katër personave në Saukun e Vjetër të Tiranës.

Sherri ka ndodhur mes dy vëllezërve binjakë, te cilet kane mbetur te plagosur dhe dy personave te tjere.

Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore.

Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 2.06.2020 07:19