Përfundon testimi i 3 rasteve të reja për koronavirusin, si dolën rezultatet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara dhe kanë rezultuar negativë.

Sipas ministrisë deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 08:06