Pas divorcit të bujshëm, Grida Duma pranon se ka gjetur “princin e kaltër”? (VIDEO)

Divorci i para pak muajsh i Grida Duma mori shumë vëmëndje mediatike dhe nuk mbeti pa u vënë në qendër të vëmëndjes edhe afera e mundshme e ish-deputetes me Ervin Salianjin.

Ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Duma iu përgjigj pyetjeve thumbuese të fëmijëve të vegjël.

Një ndër to ishte nëse Grida Duma e ka gjetur “princin e kaltër”.

Ish-deputetja tha se edhe “mund ta ketë gjetur” atë.

A e ke gjetur “princin e kaltër”?

Grida Duma: Ti mendon për “princin e kaltër” vetë?

Jo!

Grida Duma: Ti nuk mendon, por për atë njeriun që ti mendon se duhet të jetë si “princi i kaltër” si në përralla, se unë mendoj që nuk duhet menduar më për “princin e kaltër” për një gocë kaq fantastike si ti.

Gjërat vijnë vetë nëse ti je kaq shkëlqyese se do jesh një njeri i rëndësishëm ti me kaq talent sa ke, por atë ide që kemi ne për “princin e kaltër” në përralla, gjithsesi është mirë që secili prej nesh ta gjejë. Edhe unë mundet ta kem gjetur, por nuk duhet ëndërruar për këtë.


Shtuar 10.03.2020 09:00