Partizanit nuk i mjafton fitorja, Besëlidhja e eleminon nga Kupa e Shqipërisë

Megjithëse ka fituar, Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Të kuqtë mposhtën 3-1 skuadrën e Besëlidhjes por ky rezultat bëhet i “pavlefshëm” për shkak të humbjes ndeshjen e parë në shifrat 0-3.

Vetëm 20 minutat e para janë shënuar 3 gola të shpejtë. Fillimisht ishte Besëlidhja e cila ka kaluar në avantazh 0-1 me anë të Arsen Hajdarit (5’), ndërsa barazimi vjen 3 minuta më pas me Bruno Telushin.

Golin e avantazhit për të kuqtë e shënoi Bruno Telushi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjatë pjesës së dytë të lojës, skuadra e Sormanit bie në “gjumë” ndërsa goli i tretë vjen vetëm në minutën 84’ sërish nga Bruno Telushi.

Këto janë skuadrat që siguruan kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: Vllaznia, Tirana, Skënderbeu, Kukësi, Bylis, Apolonia, Besëlidhja dhe Teuta.


Shtuar 12.02.2020 15:05