Paralajmëroi i pari koronavirusin, okulisti konfirmohet si i prekur nga virusi vdekjeprurës

Më 30 dhjetor, mjeku Li Wenliang ngriti panik tek qytetarët duke thënë se virusi do të jetë i përmasave të mëdha. Por ashtu siç ndodhi në të vërtetë, konkretisht javën e fundit të janarit u shfaq virusi në një treg lokal me ushqime deti, që ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte një koronavirus, një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS).

Pasojat që la SARS kalojnë shifrat aktuale në Kinë, pasi pandemia e vitit 2003 vrau qindra njerëz.

“Unë vetëm doja t’i kujtoja shokët e mi të universitetit që të ishin të kujdesshëm,”-tha ai.

Ndërkohë kur Li dhe 7 miqtë e tij kishin lajmëruar me mesazhe të afërmit e tyre që të mbrohen nga virusi vdekjeprurës, ishin thirrur menjëherë nga policia për shkak se po përhapnin panik në vend.

Ato i njoftuan privatisht, por brenda disa orësh, pamjet nga mesazhet e tij kishin shkuar virale.

“Kur i pashë duke qarkulluar në internet, kuptova që ishte jashtë kontrollit tim dhe unë ndoshta do të ndëshkohesha,”- u shpreh Li.


Shtuar 4.02.2020 10:33