Pamje dramatike nga Stambolli, avioni me 177 pasagjerë del nga pista e përplaset (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi.

Mediat vendase raportojnë se një avion i kompanisë “Pegasus Airlines” ka dalë nga pista në aeroportin e Stambollit duke u përplasur teksa zbriste.

Të lidhura

None found

Nga të dhënat paraprake raportohet për 22 të plagosur, ndërsa në bord ishin 177 pasagjerë.

Deri në këto momente nuk raportohet të ketë të plagosur nga aksidenti i rëndë.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në aeroportin “Sabiha Gokçe” të Stambollit dhe avioni po kthehej nga Izmiri.

Mediat turke shkruajnë se janë duke nxjerrë tashmë pasagjerët e ngecur në avionin e shkatërruar tërësisht.


Shtuar 5.02.2020 16:54