Ronaldo jep “OK” për bashkëkombasin e tij, Juve gati ta transferojë në verë yllin e Barcelonës

Juventus ka filluar të mendojnë për transferimet në verw.

Siç raporton “Don Balon” kampionët e Italisë kanë identifikuar si një transferim të mundshëm mbrojtësin e djathtë të Barcelonës Nelson Semedo.

Bëhet e ditur se Cristiano Ronaldo ka dhënë pëlqimin për transferimin e bashkombasit të tij i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Semedo këtë sezon në fanellën e Barcelonës në La Liga është paraqitur në 17 ndeshje.

26 vjeçari te Barcelona është transferuar në vitin 2017 nga skuadra e Benficas.


Shtuar 5.02.2020 16:47