Pak muaj më parë kishte humbur babain nga kanceri, 13 vjeçari vdes nga koronavirusi

Ditën e sotme një 13-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirusi në Londër.

Ismail Mohamed Abdulëahab, nga Brixton ndërroi jetë në Spitalin King’s College në Londër të hënën, ndërsa mamaja dhe familjarët nuk mundën t’i jepnin lamtumirën nga frika e infektimit nga virusi vdekjeprurës.

Familjarët e të ndjerit thanë se 13-vjeçari nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Ismaili, gjithashtu kohët e fundit kishte humbur babanë nga kanceri dhe familjarë të tij thanë se nuk mund të nxirrnin asnjë foto të djalit sepse ishin të shkatërruar.


Shtuar 1.04.2020 07:27