Nuk ndalet tragjedia në Itali, shënohen 651 viktima për 24 orë

Ditën e sotme Italia ka shënuar 651 viktima duke e çuar numrin total të të vdekurve në 5476. Ndërkohë nga raportimi i fundit i autoriteteve vendase është mësuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 59 138 .

Italia prej ditësh ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Për dy ditë u regjistruan mbi 400 të vdekur, të premten ishin 627 viktima ndërsa dje u shënuar edhe numri i frikshëm 793 viktima.

Këto shifra të larta që po shënohen çdo ditë kanë bërë që italia t’ia kalojë edhe Kinës për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.


Shtuar 22.03.2020 17:39