Nuk harruan zakonin e lojrave të fatit, procedohen 5 persona

Policia e Korccës ke proceduar penalisht 5 shtetas pasi vijonin ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Mes të proceduarëve është dhe pronari i një lokali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• A. M., 65 vjeç,
• B. M., 45 vjeç,
• E. B., 35 vjeç,
• O. B., 36 vjeç,
• Xh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.


Shtuar 19.01.2020 11:28