Një viktimë dhe një i plagosur, kapen dy shoferët që shkaktuan aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në Tapizë të Fushë-Krujës, ku një 24 vjeçar ka përplasur një 74 vjeçar, i cili ka humbur jetën në vend.

Policia ka vënë në pranga të riun, ndërkohë që një tjetër aksident ka ndodhur në Shen Vlash. Një i ri ka përplasur një 54-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volsëagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Shtuar 13.02.2020 08:13