Nisin shembjet e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Shijak

Ditën e sotme ka nisur shembja e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Shijakut.

Në Shijak ka mbërritur edhe Kryeministri Rama për operacionin e rindërtimit.

“Jam shumë i kënaqur se Shijaku pati një goditje të fortë. Të gjithë këto godina u bën të pabanueshme. Kryetari i bashkisë dhe ministri i rindërtimit me grupin e arkitektëve kanë bërë një punë fantastike. Një lagje krejt e re.

Me godina të standardeve më të mira për jetesën. Me shkolla të reja e shërbime të një niveli tjetër. Edhe ata që kanë pasur dyqane e pika të ndryshme shërbimesh. Shijaku ka qenë i shkëputur nga sezoni turistik por me këtë transformim do të bëhet një pikë e turizmit të zonës. Dhënia me qira e hapësirave gjatë sezonit.” tha kryeministri Rama.


Shtuar 5.05.2020 10:33