Niset në Turqi shefi i ORL i infektuar me COVID-19, e shoqëron Pipero

Shefi i Shërbimit të Otorinolaringologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, dr. Besim Boçi, është dërguar me urgjencë në një spital në Turqi pas infektimit me koronavirus.

Kjo lëvizje është bërë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij pas infektimit me COVID-19.

Raportohet se shefi i ORL shoqërohet edhe nga mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero. Është e paqartë si dhe ku është infektuar doktor Boçi.


Shtuar 24.09.2020 06:40