E zhveshur dhe plot trëndafila, kush është romantiku që fshihet pas Klaudia Pepës (FOTO LAJM)

Klaudia Pepa ka kaluar një ditë mjaft relaksuese ditën e sotme, që është finalizuar me një surprizë shumë të bukur. Balerina shqiptare ka zbuluar përmes një fotografie se sot ka qëndruar në një resrot luksoz me pamje nga alpet në Itali.

Ajo ka postuar në Instagram video nga dhoma e hotelit dhe ka treguar se e ka gjetur të gjithën të mbushur me trëndafila të kuq. Në një foto Klaudia shihet duke u relaksuar në një vaskë, ndërkohë që mban në duar një tufë me trëndafila dhe ka zbuluar se është surprizuar nga dikush.

“Pas një dite të bukur të shpenzuar në @chalet_al_foss është koha për një banjë super relakusese me petale trëndafili! A jeni kurioz kush e organizoi këtë surprizë të bukur?… Epo… tani nuk do ju tregoj asgjë”, ka shkruar Pepa.

Të tilla surpriza zakonisht organizohen nga njerëzit më të afërt të zemrës, por përderisa Klaudia nuk dëshiron të tregojë gjë për momentin le t’ja lëmë kohës zbulimin e detajeve të tjera.


Shtuar 24.09.2020 06:41