Ngjarja e rëndë në Tiranë, e mitura u përdhunua dhe u filmua nga 4 persona

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku katër persona abuzuan seksualisht me një 15 vjeçare në Tiranë duke e shantazhuar përmes një videoje intime.

Ngjarja zë fill teksa një 65 vjeçar me inicialet A.D abuzoi fillimisht seksualisht me të miturën. Ndërsa abuzonte me të, ai ka filmuar gjithçka. Por, 65 vjeçari nuk është mjaftuar me kaq.

Videon në fjalë ai ia ka shpërndarë tre të rinjve , të cilët gjithashtu kanë abuzuar me vajzën duke e shantazhuar me publikimin e videos.

Edhe tre të rinjte, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç kanë filmuar abuzimin me vajzën duke ia shpërndarë edhe të tjerëve.

Në këtë moment policia është vënë në dijeni dhe ka ndërhyrë duke shoqëruar fillimisht 65 vjeçarin dhe më pas tre të rinjtë, të cilëve iu është gjetur në celular edhe videoja e abuzimit me të miturën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të rëndë.


Shtuar 30.05.2020 14:49