Nga tërmeti te koronavirusi, çfarë kanë kërkuar më së shumti shqiptarët në internet

Gati një muaj që jemi izoluar si pasojë e pandemisë dhe e vetmja zgjidhje apo shpëtim na duket lundrimi në internet.

Nga çfarë kanë kërkuar shqiptarët gjatë thuajse 1 muaji izolim, kuptojmë edhe njëherë që as liria virtuale s’mund të jetë e plotë në kushte të tilla. Shqetësimi më i madh i njerëzve lidhet me situatën aktuale.

Sipas një artikulli të publikuar në Monitor.al, fjala më e kërkuar e shqiptarëve në Google gjatë 12 muajve të fundit është “koronavirus”! Në fare pak kohë, njerëzit janë dyndur të mësojnë sa më shumë të jetë e mundur për virusin që ka izoluar botën, duke lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të pak muajve më parë: “tërmet”!

Historia ndryshon në këto 30 ditët e fundit! Sipas të dhënave të Google, fjala më e kërkuar nga shqiptarët është “leje për dalje”! Të gjithë nxitojnë të aplikojnë për të kryer nevojat duke zbatuar urdhrat e qeverisë në lidhje me kufizimin e lëvizjes. Fjala e dytë më e kërkuar, ka rezultuar “shqipëriaqëduam.al”, e më tej pasohet nga “Covid-19” dhe e-albania.


Shtuar 8.04.2020 14:37