Nëna e autorit shpërthen në lot: Drita i ka dhënë gji Visit, të më vriste mua

“Djali të më vriste mua, pastaj të shkonte tek Drita”. Kështu shprehet Violeta Zotaj, nëna e njërit prej autorëve të vrasjes makabre të Drita Saliajt në Mallkaster.

“Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj.

Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi…ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje”, shprehet mes lotës Drita Zotaj, banorë e fshatit Gjermës të Mallakastrës.

Ervisi ka pirë qumësht tek ajo…e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe më 2 Janar e urova. Ajo s’më dëgjon… ngrehu Drita dëgjo ca po them”, shprehet mes lotësh Violeta e cila nuk mundi ta vazhdojë më bisedën.

Ngjarja

Më datë 5 Janar, në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbë të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Mendohet se Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç.

Masa e sigurisë për të tre të pandehurrit pritej të zhvillohej ditën e sotme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Dosja e tyre ka mbërritur në Gjykatën ne Fierit, ndërsa masa për të tre autorët pritet të vendoset nesër. Familjarët janë distancuar dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit të rëndë.


Shtuar 10.01.2020 10:10