“Në luftë me koronavirusin”, momenti shpresëdhënës kur ekspertët kinezë mbërrijnë në Itali (FOTO LAJM)

Pasi fituan luftën me koronavirusin në Kinë, ekspertët e parë kinezë kanë mbërritur në aeroportin e Malpensën për të ndihmuar me ekspertizën e tyre mjekët vendas për të përballur situatën e pandemisë.

Janë 7 doktorë dhe 3 teknikë e infermierë nga Shangai që ishin nisur disa ditë më parë. Bashkë me ta mbërritën dhe 20 ton materiale mjekësore të nevojshme për parandalimin e Covid-19.

Në momentin e mbërritjes, ekspertë kinezë shfaqën një parullë ku shkruhej “Grupi i ekspertëve kinezë kundër epidemisë në Itali”.

Ata u pritën në aeroport nga zv/presidenti i rajonit të Lombardisë, Fabrizio Sala.


Shtuar 19.03.2020 07:30