Milani po punon gjatè kèsaj periudhe pauze të kampionatit pèr tè rinovuar kontratat me disa lojtarè tè rèndèsishëm. Njèri prej tyre ështè edhe kapiteni i skuadrès Alessio Romagnoli.
Qèndèrmbrojtèsi i kombètares italiane ka kontratè me Milanin deri nè vitin 2022 dhe nè javèt e ardhshme do tè takohet me drejtuesit kuqezi pèr tè diskutuar pèr kushtet e reja tè kontratès.
Palèt pritet tè gjejnè njè marrèveshje, por problemi mè i madh qëndron te fakti se qè nga sezoni i ardhshèm pèr shkak tè problemeve ekonomike, Milani do tè vendosè njè tavan pagash qè nuk i kalon 2 milionè eurot.