Skuadra spanjolle refuzon ti bëjnë testet e koronavirusit futbollistëve të vet

Real Valladolidi e ka refuzuar mundësinë që La Liga ia ka ofruar për t’i testuar lojtarët e vet për koronavirus, duke thënë se ka grupe të tjera njerëzish në nevojë që do të përfitonin më shumë nga kjo.

Të gjitha klubet e La Ligës e kanë pasur rastin t’i testojnë lojtarët e vet për Covid-19, por Valladolidi është i vetmi që e ka refuzuar një mundësi të tillë.

“Është e vërtetë që La Liga na e ka mundësuar testet e koronavirusit”, ka thënë drejtori i kabinetit të presidencës së Valladolidit, David Espinar.

“Por ne i kemi refuzuar ato për shkak të kritereve shoqërore dhe mjekësore”, shtoi ai.

“Asnjë lojtari yni nuk ka shfaqur simptoma dhe ne mendojmë se ka grupe të tjera të cilat kanë nevojë dhe do të përfitonin më shumë nga këto teste. Këto grupe janë prioritet jo ne”, theksoi ai.


Shtuar 19.03.2020 07:37