Në kërkim prej kohësh, si u kap i riu në Sarandë

Një 27 vjeçar i cili ishte prej disa kohësh në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Sarandës.

Kastriot Jonuzaj është kapur në një nga rrugicat e lagjes nr.1 të qytetit të Sarandës, ndërsa ishte në kërkim për shpërndarje heroinë.

Jonuzaj i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës për “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.

Ne prill 2017, ai u kap nga policia e Sarandes ne vendin e quajtur “Plazhi i ri”, me 20 doza heroine, 3 celulare dhe 14.000 lek te reja. Ai ka qenë i arrestuar edhe në gusht 2015, pasi u kap sërish me heroinë.


Shtuar 10.06.2020 12:29