Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, çfarë pritet të ndodhë të hënën tek Komisioni i Ligjeve

Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhet ditën e hënë në orën 11:00 për të shqyrtuar nismat për shtesa dhe ndryshime të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 25 Prill 2021. Pritet që të shqyrtohen amendamente të propozuara nga deputetë të opozitës dhe mazhorancës.

Në mbledhjen që do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare duket se do të mungojë amendamenti i propozuar nga opozita e bashkuar jashtëparlamentare. Kujtojmë se mazhoranca i ka lënë si afat opozitës jashtë parlamentare për të reflektuar për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral deri me 30 shtator.

Amendamente janë depozituar më 14.01.2020 – deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri. Depozituar 17.01.2020 – deputeti Ralf Gjoni; Do të shqyrtohen gjithashtu: Amendamente të propozuara nga deputetët: Damian Gjiknuri; Klotilda Bushka; Taulant Balla, depozituar më 21.09.2020;

Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputetët: Myslym Murrizi; Halit Valteri; Rudina Hajdari; Arlind Çaçani; Ralf Gjoni; Arben Elezi; Alban Zeneli; Halil Jakimi; Korab Lita; Koçi Tahiri; Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020.

Mbledhja do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare.


Shtuar 25.09.2020 13:40