Napoli përmbys Brescian dhe ngjitet në zonën Europiane (VIDEO)

Napoli arrin të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë përballë Brescias në transfertë, ku fitoi 1-2, dhe ngjitet në zonën europiane të Serisë A (36 pikë), por sigurisht renditja pas javës së 25-të do të varet edhe nga rezultatet e skuadrave rivale si Verona, Parma e Milan, që kanë nga 35 pikë.

Për skuadrën e Gattusos ishte suksesi i dytë radhazi jashtë fushe, çka rrit optimizmin për një seri të gjatë fitoresh në këtë etapë të rëndësishme të edicionit.

Të lidhura

None found

Triumfi në “Rigamonti” nuk erdhi pa djersitur shumë, madje pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve me gol të Chanchellor.

Napolitanët reaguan në mënyrën e duhur brenda 5 minutave në fraksionin e dytë me Lorenzo Insignen që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë (50’) dhe Fabian Ruiz (54’), i shërbyer nga Di Loenzo.

Në minutën e 85-të, trajneri Lopez i rezervoi disa minuta në fushë Emanuele Ndojit, por prania e shqiptarit nuk ndikoi aq sa për të sjellë ndryshim tjetër rezultati.


Shtuar 21.02.2020 21:54