Meta zbut tonet ndaj Ramës, asnjë kritikë publike ndaj kryeministrit

Presidenti Ilir Meta duket se nuk e ka ndarë mirë mendjen nëse aktualisht është në luftë apo në partneritet me Ramën.

Kështu i pyetur gjatë konferencës për shtyp, ai nuk ka dhënë një notë të deritanishme për Edi Ramën.

Meta me humor ka thënë se është koha e provimeve është në qershor dhe qershori ende nuk ka ardhur.

Para situatës që shkaktoi koronavirusi, Meta u tregua shumë i ashpër ndaj Ramës ndërkohë që sot ai ka dekretuar ndryshimet e Qeverisë në Kodin penal në kuadër të Covid-19 dhe nuk ka bërë asnjë akuzë ndaj Ramës.

Madje presidenti eshte pyetur nese i ka kerkuar llogari kryeministrit Edi Rama se mbi ç’baza eshte perqendruar per te vendosura keto masa te kufizimit te qytetareve.

Lidhur me kete Meta u shpreh se shteti i përmbahet detyrimeve ndaj gjithë atyre që duan të kthehen në atdhe. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2020 11:14