Meta flet për ngjarjen horror në Kombinat: Çështja të ndiqet deri në fund

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat, foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nënë e bijë u vetëflijuan me besimin te ringjallja.

Sipas Metës, duhet të ngarkohen me përgjegjësi ata persona që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm.

“Jam i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Shpresoj që çështja të ndiqet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë personat që mund të kenë faj”, tha Meta.

Presidenti Meta theksoi se kushtet që ka vënë BE-ja për hapje të negociatave janë shumë të rëndësishme dhe duhet të kihen gjithmonë parasysh.

“Së dyti, do doja të theksoja se duhet të plotësohen kushtet për çeljen e negociatave. Një kusht ishte edhe ai për Reformën Zgjedhore, ku siç e dini tashmë po shkon drejt udhës së duhur me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në vend”, u shpreh Meta.


Shtuar 6.07.2020 12:11