Meta bën deklaratën e fortë: Edhe me tanke të vijnë, jam gati për çdo skenar

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në studion e emisionit “Open” ku bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se në “luftën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Meta u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”.


Shtuar 18.02.2020 08:24